Podujevë: Një person plagoset të dyshuarit në arrati

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 09:56
Podujevë: Një person plagoset  të dyshuarit në arrati

Pasi është plagosur me armë zjarri nga dy persona, një person është dërguar dje në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vendngjarje janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth .7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Policia njofton se të dyshuarit gjenden në arrati.

“VRASJE NË TENTATIVË- Podujevë 03.06.2023 – 00:53. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.  Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)