Ankohet burri nga Prishtina, thotë se i është shembur dheu në oborr

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 10:03
Ankohet burri nga Prishtina, thotë se i është shembur dheu në oborr

Për shkak të disa punimebe që po kryente një firmë private, një burrë në Prishtinë ka raportuar se dheu i oborrit ka filluar të shembet dhe se i është rrezikuar rrëzimi i shtëpisë së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pronari i firmës është arrestuar dhe më pas është liruar.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Prishtinë 03.06.2023 – 09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dheu i oborrit ka filluar të shembet dhe i është rrezikuar rrëzimi i shtëpisë së tij, për arsye të disa punimeve që ishin duke u kryer nga një firmë private. Pronari i firmës i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)