Leposaviq: Sulmohet vetura e Policisë

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 10:09
Leposaviq: Sulmohet vetura e Policisë

Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, je është sulmuar me mjete të forta një veturë e Policisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se nuk ka identifikuar ndonjë person si të dyshuar.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Soqanicë, Leposaviq 03.06.2023 – 02:40. Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente.”


(Kosova Sot Online)