Osmani: Në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam presidentin Erdogan për rizgjedhjen

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 10:53
Osmani: Në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam presidentin  Erdogan për rizgjedhjen

“Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. “, ka shkruar npresidentja Osmani, duke ndarë fotografi nga ceremonia.

Ajo shtoi se gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, ka bashkëbiseduar për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.

 

(Kosova Sot Online)