Osmani takon në Ankara shefin e NATO-s Jens Stoltenberg

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 14:21
Osmani takon në Ankara shefin e NATO-s Jens Stoltenberg

Me shefin e NATO-s. Jens Stoltenberg, presidentja Vjosa Osmani është takuar dje në Ankara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani dhe Stoltenberg u takuan gjatë ceremonisë inauguruese me rastin e rizgjedhjes së Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë.

Shefja e shtetit të Kosovës shkroi se në takimet “me liderë të tjerë e miq të Kosovës”, kanë folur specifikisht për rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë.

“Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët”, shkroi Osmani.


(Kosova Sot Online)