Petkoviq: Kurti shkaktoi konflikt në veri sepse nuk dëshiron të themelojë ZSO-në

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 16:00
Petkoviq: Kurti shkaktoi konflikt në veri sepse nuk dëshiron të themelojë ZSO-në

Duke i reaguar Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, se draft-Statuti i paraqitur më 2 maj në Bruksel nga Ekipi Menaxhues as që mund të konsiderohet ndonjëherë nga pala kosovare, kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, e merr si të mirëqenë se “(Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti nuk do themelojë kurrë Asociacionin”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Madje Petkoviq e etiketoi në Twitter edhe Ndërmjetësin e Bashkimit Evropian në Dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.

Për më tepër, edhe krejt ngjarjet e fundit në veri me tre kryetarët e rinj shqiptarë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, Petkoviq pretendon se janë bërë sa për t’u shmangur detyrimi i themelimit të Asociacionin të Komunave të banuara me shumicë serbe. “Kurti shkaktoi konflikt në veri sepse nuk dëshiron të themelojë ZSO-në”.

“Sa herë ia kemi thënë këtë Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakut se Kurti nuk do ta themelojë kurrë Asociacionin. Dhe sot Prishtina e konfirmuan për të njëqindtën herë”, ka shkruar Petar Petkoviq.

(Kosova Sot Online)