Shea: Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 16:41
Shea: Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës

Prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme, ka deklaruar  ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai e cilësoi këtë veprim mbireagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që siç tha është çështje e brendshme e Kosovës.

“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)