
Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO’s e ka përshendetur vendimin e Turqisë që në Kosovë të dërgojë trupa shtesë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vendimi i Turqisë për të dërguar më shumë trupa paqeruajtëse erdhi për shkak të situatës në Veriun e Kosovës.
Sekretari i NATO‘s vuri në dukje furnizimin e njësive ushtarake të Turqisë për misionin paqeruajtës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtij kontributi në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve në veri.
(Kosova ot Online)