Kurti sot pret në takim Lajçakun dhe Escobarin

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 09:09
Kurti sot pret në takim Lajçakun dhe Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do t’i presë në takim emisarin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së, Gabriel Escobar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky takim do të mbahet në orën 20:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë/ KOHA: 20:00”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)