Konfiskohen 70 metra kub drunj të kontrabanduar nga Serbia

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 11:26
Konfiskohen 70 metra kub drunj të kontrabanduar nga Serbia

Policia e Kosovës ka konfiskuar 70 metër kub drunj të kontrabanduara, të cilat janë sjellë nga territori i Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Njësitë policore nga Policia Kufitare, përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë, kanë hasur në drunj të disa llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 (shtatëdhjetë) metër kub”, thuhet në njoftim të policisë.

zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e drunjve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A.L. viti i lindjes 1985.

Me urdhër të prokurorit, druri konfiskohet nga shërbimi doganor dhe dërgohet në terminalin Dheu i Bardhë.

(Kosova Sot Online)