Klinë: Arrestohet një femër, postoi fotografi dhe video të dy grave në rrjete sociale

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 11:49
Klinë: Arrestohet një femër, postoi fotografi dhe video të dy grave në rrjete sociale

Një grua në Klinë është arrestuar, pasi dyshohet se kishte hapur llogari të ndryshme në rrjete sociale dhe kishte shpërndarë fotografi dhe video të dy grave tjera, shkruan “Kosova Sot Online”.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“NGACMIM- Klinë 03.06.2023 – 01:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që e njëjta kishte hapur llogari të ndryshme në rrjete sociale duke shpërndarë foto dhe video të dy viktimave femra kosovare. E dyshuara ,pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)