Të enjten shqyrtohet Ligji për zgjedhjet e përgjithshme
Të enjten në Kuvendin e Kosovës do të mbahen dy seance, përcjell “Kosova Sot Online”.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se seanca e parë do të nisë në orën 10:00 dhe do të trajtohet vetëm Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Të enjten do t’i kemi dy seanca, seanca e parë qe është caktuar prej orës 10:00 do ta trajtojmë vetëm një pikë Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai.
(Kosova Sot Online)