
Bllokohet një makinë e policisë në mes të proteuseve në Zveçan

Një makinë e Policisë së Kosovës ka mbetur e bllokuar në mes të turmës së protestuesve në Zveçan.
Siç raporton REL, protestuesit nuk janë duke mundësuar qarkullimin e një makine të Policisë së Kosovës.
Makina duket se është nisur drejt pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, por tani ka mbetur e bllokuar pa mundësi lëvizjeje.
(Kosova Sot Online)