Gjendet i vdekur një person në dhomën e hotelit

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 13:35
Gjendet i vdekur një person në dhomën e hotelit

Një turist polak 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete dje në një hotel në zonën e Golemit, në Durrës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet me dije se vdekja e turistit dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

Rasti lidhur me këtë vdekje është duke hetuar.

“Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndrruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)