Zhduket 23 vjeçari nga Hajvalia, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 14:12
Zhduket 23 vjeçari nga Hajvalia, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Argetim Buzuku, 23 vjeçari nga Hajvalia është raportuar i zhdukur të shtunën dhe ende nuk dihet asgjë për vendin se ku ndodhet ai, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se rasti lidhur me zhdukjen e këtij të riu është duke u hetuar.

Ndërsa, në raportin 24-orësh nga Policia e Kosovës, thuhet ‘’PERSON I ZHDUKUR-Hajvali 03.06.2023-18:40. Ankuesi kosovar ka njoftuar se viktima kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime’’.

Familja e tij ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Nëse dikush e sheh apo ka ndonjë informatë rreth Argëtimit Buzukut, telefononi në këtë numër: 045555577.

(Kosova Sot Online)