Mustafa: Asociacioni nuk mund të bëhet në këto kushte

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 14:26
Mustafa: Asociacioni nuk mund të bëhet në këto kushte

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mustafa tha se është për të ardhur keq që situata është në këtë gjendje.

Gjithashtu ai ka theksuar se në lidhje me asociacionin tashmë serbët kanë fituar më shumë avantazhe.

“Asociacioni është bërë një çështje që është pranuar nga Kurti dhe nga qeveria si në marrëveshjen e Ohrit dhe më parë në Bruksel, Kurti ka dhënë miratimin e tij për marrëveshjen e Ohrit ai e ka pranuar dhe me një situatë të tillë nuk do të ketë pengesë për formimin e asociacionit. Situata e acaruar çon që edhe serbët në veri dhe ndërkombëtarët të kërkojnë më shumë nga Kosova. Ndaj nuk po shikoj një asociacion që është diskutuar më parë, por me kompetenca më të mëdha për serbët”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)