Në Zveçan vetura e Policisë sulmohet me gurë nga protestuesit

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 14:38
Në Zveçan vetura e Policisë sulmohet me gurë nga protestuesit

Një veturë e policisë së Kosovës e cila ka qenë në detyrë zyrtare, është penguar dhe sulmuar me mjete të forta nga protestuesit në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se si pasojë e sulmit me gurë, veturës i është thyer xhami.

Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast.

Ndërsa, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, tha Kelani.

(Kosova Sot Online)