Çeku: Kriminelët në veri tash dihen, ata kanë emër e mbiemër

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 15:01
Çeku: Kriminelët në veri tash dihen, ata kanë emër e mbiemër

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se kriminelët në veri të Kosovës tashmë dihen me emër dhe mbiemër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Çeku ka thënë se institucionet e sigurisë janë duke bërë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre.

“Kriminelët në veri tash veçse dihen. Ata kanë emër e mbiemër. Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre. Tash është radha e Prokurorisë”, ka shkruar Çeku në Facebook.

(Kosova Sot Online)