Zbulohet shkaku i helmimit të 50 banorëve të fshtatit Gjoricë

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 15:50
Zbulohet shkaku i helmimit të 50 banorëve të fshtatit Gjoricë

Policia ka proceduar një 64-vjeçar, i cili duket se është shkaktari për helmimin e rreth 50 banorëve të fshatit Gjoricë në Bulqizë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.

Banorët kanë marrur ndihmën mjekësore.

Megjithatë, të gjithë banorët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

(Kosova Sot Online)