Rohde kërkon nga Qeveria që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 19:02
Rohde kërkon nga Qeveria që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së

Nga Qeveria e Albin Kurtit që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së, ka kërkuar sërish Jörn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E ato kërkesa të BE-së janë shtensionimi i situatës në Veri si dhe nisja e punimeve për implementimin e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe.

Këto komente ambasadori gjerman i ka bërë në Twitter teksa ka komentuar takimin e Kurtit me ambasadorin francez, Olivier Guerot si dhe përfaqësuesin gjerman, Matthias Conrad.

”Kryeministri Kurti  prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri/në dialog. @Olivier_Guerot dhe DHoM-ja ime përsëriti qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT/. Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE27. Mbështetje e plotë për@MiroslavLajcak”, ka shkruar ambasadori gjerman.

(Kosova Sot Online)