Për situatën në Kosovë do të diskutohet në parlamentin britanik

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 19:30
Për situatën në Kosovë do të diskutohet në parlamentin britanik

Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka kërkuar që në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në rend dite të futet edhe diskutimi për situatën e krijuar në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kearns  tha se Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik e domethënës ndaj miqve kosovarë.

“Sot kam siguruar një pyetje urgjente për situatën në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës ndaj miqve tanë në Kosovë. Ajo do të zhvillohet në orën 15:30”, ka shkruar Kearns.

(Kosova Sot Online)