Avdiu: 'Opozita nuk janë duke bërë kurgjo'

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 21:21
Avdiu: 'Opozita nuk janë duke bërë kurgjo'

Zana Avdiu ka kritikuar opozitën për mos “opozitarizimin e dobët” ndaj Qeverisë Kurti.

Avdiu ka thënë se opozita parlamentare është e nënshtruar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Opozita nuk janë duke bërë kurgjo, janë tepër të heshut dhe të nënshtrun ndaj Vetëvendosjes. Nuk guxojnë as me ndi, as me dalë me kritiku”,  ka thënë Zana Avdiu.

Më tutje, Avdiu ka deklaruar se në kohën kur Kosova mori kritika të shumta edhe nga ambasada amerikane, opozita ke heshtur.

”Ish dashtë me qenë një opozitë më e fuqishme, me kërku me dale njerëzit në përkrahje, jo me vepru si ka vepru Vetëvendosje”, ka thënë Avdiu

(Kosova Sot Online)