"Hera e fundit që polemizoj me një analfabet", përplasen Peci e Hoti

  • E.K /
  • 06 June 2023 - 08:18

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, dje ka shkruar se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci se në periudhen janar-mars nuk ka bërë asnjë investim kapital, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në postimin e bërë Hoti mori si shembull të mirë udhëheqjen me këtë dikaster në qeverisjen e LDK-së kur ai vetë ishte kryeministër.

Në anën tjetër, Ministrit Peci, i cili po ashtu në Facebook iu kundërpërgjigj deputetit të LDK-së.

Arsyetimi i Pecit ndaj asaj që tha Hoti ishte se “nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione”, ndërsa e quajti Hotin “analfabet”.

(Kosova Sot Online)