Qeveria del me njoftim për takimin me Escobarin dhe Lajçakun

  • E.K /
  • 06 June 2023 - 08:34
Qeveria del me njoftim për takimin me Escobarin dhe Lajçakun

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin e Kurtit me përfaqësuesin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogu Kosovë – Serbi, Mirolav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim u shkëmbyen mendimet për zhvillimet e fundit në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit.

“Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Ëashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, citohet Kurti..

Më pas, Kurti ka thënë se vetëm sundimi i ligjit i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të liram demokratike dhe të ndershme.

”Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”.

(Kosova Sot Online)