Vdes një burrë në Gjakovë, dyshohet se u godit nga rrufeja

  • E.K /
  • 06 June 2023 - 09:14
Vdes një burrë në Gjakovë, dyshohet se u godit nga rrufeja

Një person ka vdekur dje në fshatin Rogovë të Gjakovës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Dyshohet se ai është goditur nga rrufeja.

“Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

(Kosova Sot Online)