Lajçak: Jemi të shqetësuar për situatën në veri, bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren

  • E.K /
  • 06 June 2023 - 09:27
 Lajçak: Jemi të shqetësuar për situatën në veri, bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka shkruar për takimin që pati dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak bashkë me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë pasur tri kërkesa për palën kosovare.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)