Zhduket një vajzë e mitur në Drenas, babai nuk e di se ku është

  • E.k /
  • 06 June 2023 - 09:39
Zhduket një vajzë e mitur në Drenas, babai nuk e di se ku është

Një vajzë është zhdukur në Drenas, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një person në fshatin Baicë të Drenasit ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpi dhe nuk dihet ku ndodhet.

“PERSON I ZHDUKUR- Fsh. Baicë, Gllogoc 05.06.2023 – 15:50. Një mashkull kosovar raporton për daljen nga shtëpia të vajzës së tij të mitur dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë.”

(Kosova Sot Online)