Hoxha: Rrezikshmëria në punë për policët nuk është paguar në tre muajt e fundit

  • E.K /
  • 06 June 2023 - 11:45
Hoxha: Rrezikshmëria në punë për policët nuk është paguar në tre muajt e fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në tre muajt e fundit për rrezikshmërinë në punë, transmeton "Kosova Sot Online".

Tutje, ai shtoi se janë në bisedime me Ministrinë e Brendshme, ku këtë muaj presin që të paguhen.

“Rrezikshmëria nuk është paguar në tre muajt e fundit, jemi në bisedime me Ministrinë e Brendshme këtë muaj presim që të paguhemi”, tha Hoxha.

(Kosova Sot Online)