Lajm i mirë për policët e Kosovës, vendimi për pagesën e shtesave

  • S.A /
  • 06 June 2023 - 12:23
Lajm i mirë për policët e Kosovës, vendimi për pagesën e shtesave

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në tre muajt e fundit për rrezikshmërinë në punë. Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Siguri, ku ka thënë mes tjerash se Policia e Kosovës akoma s’ka as sigurim shëndetësor, transmeton "Kosova Sot Online".

“Rrezikshmëria nuk është paguar në tre muajt e fundit, jemi në bisedime me Ministrinë e Brendshme këtë muaj presim që të paguhemi”, tha Hoxha.

Hoxha tregoi edhe se Policët e Kosovës që janë të përfshirë në veri janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e tyre.

(Kosova Sot Online )