Kjo rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur për 30 ditë

  • E.K /
  • 06 June 2023 - 12:49
Kjo rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur për 30 ditë

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se një rrugë do të mbyllet për 30 ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se segmenti i dytë i rrugës “Nekibe Kelmendi”, do të jetë e mbyllur për 30 ditë, duke filluar nga 7 qershori, për shkak se do të realizohen punime.

Në këtë rrugë do të kenë qasje vetëm banorët e lagjës.

Ndërsa, qytetarët mund të shfrytëzojnë rrugët alternative sipas skicës.

(Kosova Sot Online)