
Hoti: Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, se po e dërgojnë Kosovën drejt izolimit ndërkombëtar, përcjell "Kosova Sot Online".
Hoti ka shkruar se Kosova sot po humb miq dhe aleatë shkaku i politikës së pushtetit aktual qeverisës.
“Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve”, deklaroi ai.
(Kosova Sot Online)