
Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Leposaviqit, Dragana Miletiq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Po ashtu, ministria ka shkruar se është ndaluar kontrabanda me mallra, si dhe dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar.
Postimi i plotë i Sveçlës:
Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.
Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit.
Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.
(Kosova Sot Online)