
“Më more klientelën”, sherr mes pronarëve të bizneseve

Dy pronarë biznesesh janë konfliktuar sot në Elbasan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dy bizneset janë afër njëri-tjetrit dhe mësohet se njëri prej tyre është hapur së fundmi.
Shkak i konfliktit ka qenë marrja e klientelës nga biznesi i ri.
Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur njëri prej pronarëve, i cili edhe ka marrur ndihmë mjekësore në spital.
(Kosova Sot Online)