Escobar: Vështirësitë që i kemi me Kurtin s’i prekin raportet mes popujve tanë

  • E.K /
  • 06 June 2023 - 15:22
Escobar: Vështirësitë që i kemi me Kurtin s’i prekin raportet mes popujve tanë

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar, ka thënë se raportet që administrata amerikane i ka aktualisht me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk i prekin raportet mes dy vendeve dhe popujve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Escibar shtoi se SHBA ka qenë përkrahja më e madhe e Kosovës.

“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësi që i kemi me kryeministrin Kurti nuk e afektojnë këtë sentiment” ka thënë Escobar.

“Por i kemi disa sfida në raportet bilaterale derisa po merremi me Kryeministrin Kurti. Dua të jem shumë i sinqertë SHBA ka qenë përkrahësi juaj më i madh dhe më dhemb që shoh se njerëzit mendoj se disi po e çojmë raportin tonë me Kosovën për përfitime të Serbisë. Dua t’ju rikujtoj Serbia ka qenë kundër pavarësisë tuaj më 2008 dhe ne shkuam përpara, ata ishin kundër fsuahtës për njohje dhe ne ecëm tutje, ata ishin kundër Këshillit të Evropës dhe ne ecëm tutje, ata ishin kundër zgjedhjeve dhe rezultateve dhe ne thamë se ato ishin të drejta dhe të lira” ka thënë Escobar.

(Kosova Sot Online)