Detaje nga takimi i Osmanit me Escobarin e Lajçakun

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 20:15
Detaje nga takimi i Osmanit me Escobarin e Lajçakun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për takimin që ka pasur me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se ka shprehur përkushtimin për të vazhduar punën me aleatët – që të mundësohet sundimi i ligjit në Veri.

Në takimin e sotëm me  DAS Escobar dhe  EUSR@MiroslavLajcak, shpreha përkushtimin tonë të plotë për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Diskutuam hapat e ardhshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tone”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani ka folur edhe për grupet kriminale në Veri, duke dënuar sërish dhunën që kanë ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR’it, policisë e gazetarëve.

(Kosova Sot Online)