
Osmani: Miqësia mes Kosovës dhe Australisë mbi 15 vjet marrëdhënie të shkëlqyera

Amabsadorin e Australisë në Kroaci, Richard Rodgers, i cili e mbulon edhe Kosovën, e ka pritur në takim presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Osmani ka thënë se me të ka biseduar për raportet në mes të Kosovës dhe Australisë.
”Ditën e mirëprita @AusAmbCroatia Richard Rodgers në Republikën e Kosovës. Mezi pres të punoj ngushtë me Ambasadorin e ri për të ndërtuar mbi 15 vjet marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe një miqësi mes dy vendeve tona që shkon përtej kësaj“, ka thënë Osmani.
(Kosova Sot Online)