Kurti takohet me ambasadorin jorezident austrilian Richard Rodgers

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 22:01
Kurti takohet me ambasadorin jorezident austrilian Richard Rodgers

Për takimin që e ka pasur me ambasadorin jorezident të Australisë, Richard Rodgers, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti e ka falënderuar atë për strehimin e katër mijë refugjatëve kosovarë në Australi gjatë luftës së vitit 1999.

”Kënaqësi të takoj Ambasadorin Australian jorezident në , Richard Rodgers @AusAmbCroatia. Sot. I shpreha mirënjohjen time  që mirëpriti 4000 refugjatë kosovarë në ’99, duke qenë vendi i 8-të që na njohu dhe mbështetjen e vazhdueshme për të ndërtuar dhe forcuar demokracinë tonë”, ka shkruar ai në Twitter.

Rodgers gjatë ditës është takuar edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Ai është ambasador rezident në Kroaci, poqë mbulon edhe Kosovën. 

(Kosova Sot Online)