Sot Albin Kurti mbledh ministrat, diskutohet për të burgosurit danezë

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 07:59
Sot Albin Kurti mbledh ministrat, diskutohet për të burgosurit danezë

Sot do të mbahet mbledhja e 145-të e Qeverisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo mbledhje do të mbahet në ora 11:00.

Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij do të shqyrtojnë në këtë mbledhje 21 pika të rendit të ditës.

Qeveria e Kosovës sot do të shqyrtojë Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të shyrtohet projektligji për Findin Sovran.

(Kosova Sot Online)