Rishpallet konkursi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 08:33
Rishpallet konkursi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit sot do të bëjë rishpalljen e konkursit për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hera e fundit kur u propozua shpallja e konkursit për anëtarë ishte në shkurt.

Asnjë nga kandidatët e propozuar për këtë pozitë nuk mori votat e mjaftueshme për t’u përzgjedhur, ku më pas onkursi u shpall i pavlefshëm.

(Kosova Sot Online)