Nagavci tregon mënyrën se si do të bëhet identifikimi i shkathtësive tek nxënësit e Kosovës

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 09:19
Nagavci tregon mënyrën se si do të bëhet identifikimi i shkathtësive tek nxënësit e Kosovës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë përgatitur Udhëzimin Administrativ për këshilltarët për karrierë në Institucionet e arsimit professional, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nagavci ka shkruar se ky UA e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP).

“Ata do të kontribuojnë për t’i mësuar nxënësit për të ndërtuar vetëbesimin dhe për t’i fuqizuar ata, për të identifikuar shkathtësitë e tyre, lehtësuar punësimin dhe për t’i pajisur me shkathtësi që të lundrojnë suksesshëm në botën e punës”, ka shkruar Nagavci në Facebook, ku ka njoftuar edhe se e kanë publikuar në Platformën e diskutimeve publike këtë Udhëzim.

“Ky UA e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP). Këshilltarët për karrierë janë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas UA për menaxhimin e brendshëm të shkollave”, ka shkruar Nagavci.

(Kosova So Online)