Drenas: Vdes gruaja që u godit nga vetura

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 09:49
Drenas: Vdes gruaja që u godit nga vetura

Ka ndërruar jetë gruaja që u godit nga vetura dy ditë më parë në Drenas, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një veturë dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur viktimën femër.

Policia njofton se ajo pas aksidentit ishte dërguar në QKUK, mirëpo për shkak të lëndimeve, ajo ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Gllogoc 05.06.2023 – 18:43. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda. Viktima pasi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dyshohet për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)