Ferizaj: Një femër raporton se një person për tri vjet e ka detyruar të kryejë marrëdhënie intime pa dëshirën e saj

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 11:05
Ferizaj: Një femër raporton se një person për tri vjet e ka detyruar të kryejë marrëdhënie intime pa dëshirën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar për në rast të dhunimit që ka ndodhur në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, një femër ka raportuar se në periudhën kohore 2020-2023, një person e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

“Ferizaj 2020 – 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)