Prizren: Ia vjedhin veturën në oborrin e shtëpisë

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 11:27
Prizren: Ia vjedhin veturën në oborrin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Prizren, shkruan “ Kosova Sot Online”.

Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë hyër në oborrin e tij dhe i kanë vjedhur veturën dhe se janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij, i kanë vjedhur veturën me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton PK-ja.

(Kosova Sot Online)