Nis renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim në Taukbahqe të Prishtinës

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 11:55
Nis renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim në Taukbahqe të Prishtinës

Ka filluar renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim në lagjen Taukbahqe në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, përmes një shkrimi ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin kalimin në zonat ku është duku pu punuar.

“Në këtë kohë, do t’ju kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Ju lutemi që të shmangni kalimin në zonat e punës, në mënyrë që ata të mund të punojnë me lehtësi dhe pa rrezikshmëri”, ka shkruar Rugova.

(Kosova Sot Online)