Ferizaj: Një femër raportoi se u dhunua për 3 vjet, prokuroria thotë se rasti është në hetime

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 12:01
 Ferizaj: Një femër raportoi se u dhunua për 3 vjet, prokuroria thotë se rasti  është në hetime

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, sot u raportua një rast i dhunimit në Ferizaj.

Një femër ka raportuar se është detyruar nga një person që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj gjatë periudhës 2020-2023, transmeton "Kosova Sot Online".

Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka thënë se rasti për momentin është në procedurë hetimore dhe në këtë fazë nuk mund të japin detaje tjera në këtë fazë.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se rasti në fjalë aktualisht është në procedurë hetimore dhe në këtë fazë nuk mund të japim detaje tjera”.

“DHUNIM- Ferizaj 2020 – 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)