Qeveria e realizon edhe një zotim, miratohet Projektligjin për Fondin Sovran

  • S.A /
  • 07 June 2023 - 12:13
Qeveria  e realizon edhe një zotim, miratohet  Projektligjin për Fondin Sovran

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Projektligjin për Fondin Sovran.Gjatë prezantimit të këtij projektligji, kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria qëndron fuqishëm pas kësaj nisme, me besimin se do të rezultojë në stabilizim të ekonomisë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Viti 2017 është viti kur për herë të parë avokojmë për idenë për themelimin e Fondit Sovran…Sot jetësojmë Fondin Sovran me miratimin e ProjektLigjit për Fondin Sovran në Qeveri. Qeveria jonë qëndron fuqishëm mbrapa këtij vizioni duke besuar se një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë, përmes diversitetit, krijimit të profitit të shtetit…Kundër nuk ka, abstenim nuk ka, konstatoj se miratohet”, tha Kurti.

Ndryshe, themelimi i Fondit Sovran ka qenë një prej premtimeve kryesore të kryeministrit Albin Kurti, bashkë me Bankën Zhvillimore. Gjatë fushatës zgjedhore, është përmendur pothuajse në secilin tubim.

Ky premtim është i listuar edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, si prioritet i Qeverisë Kurti.

Aty thuhet se Fondi do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës.

“Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet dhe asetet e saj i kalojnë Fondit Sovran i cili është fond investues dhe instrument i zhvillimit industrial”.

(Kosova Sot Online )