Nuk kalon rezoluta e PDK-së për shkarkimin e Rozeta Hajdarit

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 14:20
Nuk kalon rezoluta e PDK-së për shkarkimin e Rozeta Hajdarit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan propozim-rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

PDK kishte kërkuar shkarkimin e ministres së MINT, Rozeta Hajdari.

Projekt-rezoluta i mori vetëm 26 vota për, dhe 60 deputetët ishin kundër saj.

(Kosova Sot Online)