Abdixhiku takohet me Abbot: Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 14:48
Abdixhiku takohet me Abbot: Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se në takim është diskutuar për situatën aktuale politike dhe për gjendjen në veri të vendit.

Abdixhiku ka falënderuar ambasadorin Abbott dhe Britaninë e Madhe për rolin dhe kontributin e tyre në forcimin e shtetit të Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Abbott për qëndrimin e LDK-së për tensionet në veri si dhe nevojën që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri. Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata”.

(Kosova Sot Online)