Quni: Deputetët të mos merren me gjëra banale

  • A P /
  • 07 June 2023 - 20:17
Quni: Deputetët të mos merren me gjëra banale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka folur për incidentin në Komisionin për Siguri të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i LVV, Enver Dugolli ka pretenduar se deputeti i AAK-së Bekë Berisha e ka ndezur cigaren në komision dhe e ka ofenduar verbalisht.

E deputeti Quni që ishte i pranishëm aty brenda ka thënë se nuk ishte diçka shumë serioze sa ishte paraqitur – duke shtuar se përleshje fizike nuk ka pasur.

"Kam qenë prezent, gjithnjë e them që një ndër vlerat që i ka komisioni është një kulturë e komunikimit është që e kemi ndërtuar prej fillimit të ngritjes së komisionit”, tha fillimisht Quni.

“Ishte një incident i krijuar aty për atë, nga keqkuptimet dhe mosdurimi – nuk do të merrem më shumë krahas problemeve të tjera që ne i kemi është një incident që nuk duhet t’i japim as shumë rëndësi”, vazhdoi ai.

“Ishte një incident verbal brenda komisionit. Por nuk i ka hije anëtarëve të komisionit që të merren me çështje shumë banale”, përfundo Quni.

(Kosova Sot Online)