Kurti: Grupet ekstremiste në 3 komunat veriore përdorën granata dhe bomba

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 21:17
Kurti: Grupet ekstremiste në 3 komunat veriore përdorën granata dhe bomba

Më 27 maj, grupet ekstremiste në Veri të Kosovës plagosën ushtarë të NATO’s duke përdorur armatim të sjellura nga Serbia, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka treguar se çfarë granate kanë marrë këto grupe nga Serbia.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, punonjës policie dhe gazetarë”, ka shkruar Kurti.

Dhjetëra ushtarë të KFOR’it kishin mbetur atë ditë të plagosur, duke ngjallur kështu reagimin ndërkombëtar. 

(Kosova Sot Online)